Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Indrit Ukën, drejtuesin e automjetit i cili aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren, Erisa Aliaj.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se vendimi u mor këtë të premte nga gjyqtari Olti Skrame.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës (21 qershor), rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1 të Durrësit.
Për shkak të dëmtimeve të marra, Aliaj humbi jetën të mërkurën në spital./
