Skip to content

Pas Kukësit, breshër edhe në Maliq

Përveç disa zonave të Kukësit, moti i keq ka përfshirë edhe Maliqin.

Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se moti i keq dhe një stuhi breshëri ka përfshirë Maliqin.

Sipas informacioneve mësohet se prej disa minutash reshjet e breshërit kanë përfshirë disa fshatra në bashkinë e Maliqit.

Deri më tani në lidhje me reshjet nuk është raportuar për dëme të mëdha në kulturat bujqësore.