Skip to content

“Nëse Serbia ka avancuar kundrejt Kosovës, kjo edhe për shkak të Ramës”, Kuqi në Panorama TV: Kryeministri i Shqipërisë nuk i ka përkthyer siç duhen qëllimet e palës serbe





Politologu Gurakuq Kuqi është shprehur se nëse Serbia ka avancuar kundrejt Kosovës nga pikëpamja diplomatike gjatë muajve të fundit, kjo sipas tij, ka qenë edhe për shkak të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

ajukk

Komentet Kuqi i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se Rama nuk i ka përkthyer siç duhet qëllimet ekspancioniste të palës serbe.

Ai shtoi gjithashtu se me qëndrimet e tij, Rama ka shprehur mosbesim ndaj institucioneve të Kosovës dhe qeverisë Kurti.

“Kosova duhet të presë edhe pak ditë dhe të mos ngutet. Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të forta mes njëra-tjetrën. Rusia i ka thënë Serbisë që të neglizhojë çështjen e Kosovës deri në një konferencë ndërkombëtëre. Por strategjia duket se nuk po ju funskionon tamam. Nëse ndodh ndonjë grusht shteti në Rusi, atëherë mund të dobësohej edhe lufta në Ukrainë edhe tensionet në Kosovë. Rama së fundmi me deklaratat për lirimin e 3 policëve, kanë qenë deklarata të mira, por nëse i shohim në tërësi, nëse Serbia ka avancuar kundrejt Kosovës, pjesë e këtij avancimi ka qenë edhe Rama. Duhet ta kuptojë edhe Rama që kur futemi në negociata me Serbinë, ata kanë qëllime ekspansioniste. Rama nuk i ka përkthyer siç duhet edhe qëllimet e palës serbe. Shqiptarët nuk janë njerëz që kanë synyar ekspansion si serbët dhe kjo ndoshta është arsyeja pse Rama nuk i ka kuptuar drejt këto çështje.

Veprimi i Vuçiçit, në të drejtën ndërkombëtare quhet akt lufte. Edhe Rama ka shprehur mosbesim ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj qeverisë Kurti dhe ndaj të gjithë neve. Tani mendoj se ka ndryshuar qëndrim për shkak të faktorit ndërkombëtër, pasi deklarata e tij e parë, nuk ka qenë pro Kosovës. Egoja e Vuçiçit nuk është ajo ego që mund të krahasohet me atë të Kurtit. Është e pakrahasueshme egoja e Vuçiçit me atë të Kurtit. Osmani nuk është se ka ndonjë ndikim në Kosovë.

Ka qenë e tmerrshme që disa shqiptarë kanë krahasuar Albin Kurtin me Millosheviçin. Ne nuk duhet të përkrahim Kurtin, por shtetin e Kosovës. Por diskursi i ndërtuar në Kosovë, nuk është ai lloj diskursi kundër Kurtit, por kundër edhe vetë Kosovës. Kosova për momentin nuk ka një diplomaci funksionale. Sa i përket draftit, nuk mund të themi se Rama ka gabuar me draftin, por ne nuk mund ta përkrahim përderisa nuk e dimë përmbajtjen e atij drafti. Pra nëse do ta dinim përmbajtjen e draftit, nuk është gabim që Rama ka propozuar një draft. Rama ka pasur dhe ka lidhje të forta me Hashim Thaçin që ka qenë kundërshtar i fortë i Kurtit.

Kurti ka qenë kundër ramës, pasi ky ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve. Kosova ka nevojë për Shqipërinë, pasi Shqipëria ka më shumë eksperiencë në këtë fushë. Diplomacia jonë nuk arrin të komunikojë pastër me SHBA-në. Sot ne kemi qasje vetëm përmes njerëzve që mund të jenë edhe të korruptuar dhe që mund të përcjellin informacione të gabuara. Kemi deklaratën e Borrell që del me informacion të pasaktë lidhur me manovrën e FSK-së. Ose ai është i painformuar, ose është i keqinformuar. Zgjedhjet ishin legale, por nuk kanë legjitimitet përderisa nuk kishin pjesëmarrje masive të popullsisë në Veri”, është shprehur Kuqi.

 

“”