Skip to content

FOTO/ Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, arrestohet 46-vjeçari

WhatsApp Image 2023 06 25 at 11.58.16 AM

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 46-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë:

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se një person kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan 46-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

WhatsApp Image 2023 06 25 at 11.58.16 AM

WhatsApp Image 2023 06 25 at 11.58.09 AM