Skip to content

Kanosën konkurrentët, procedohet administratori dhe dy shoferë të linjës Tiranë-Bulqizë

BULQIZË- Konkurrenca për pasagjerë është bërë shkak i një përplasjeje mes dy kompanive të transportit në Bulqizë.

Policia thotë se janë proceduar penalisht administratori dhe dy shoferë të një linje transporti, pasi dyshohen se kanë kanosur shoferët e një linje tjetër.

Ata akuzohen për kanosje dhe për vetëgjyqësi, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e këtij rasti./n.m.