Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov, gjatë analizimit të situatës në rajonin e Ballkanit, ka përmendur Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Prespës.
Në komentin e tij Lavrov ka thënë se është e qartë intervenimi i madh dhe i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë.
“Referendumi siç është e ditur nuk pati sukses. Në këtë situatë Kuvendi më 19 tetor me kërcënime dhe ryshfet, imponoi ndryshimet kushtetuese, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, duke përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve që është atje. Tani po bëhen hapa intensiv për që procesi të merr formën përfundimtare në fillim të vitit 2019. Vlen të përmendet edhe fakti se shpejtimi i tillë i shërben vetëm Ëashingtonit, për ta anëtarësuar Shkupin në NATO.”
Gjithashtu në vija të përgjithshme për vendet e rajonit, ministri rus tha se situata shkakton shqetësime, sipas tij NATO dhe BE u vendosin dyshime shteteve.