Protestat e “jelekëve të verdhë” në Paris po lëshojnë rrezet e tyre mbi gjithë Evropën. Shtetet evropiane kanë filluar të mendojnë seriozisht si “t’i mbyllin” dyert e tyre para vërshimeve revolucionare të Francës, shkruan British Daily Express.
Sipas Daily Express, duke cituar kryeministrin francez, Edouard Phillipe, 481 persona janë marrë në pyetje, prej tyre 211 po mbahen në paraburgim.
Bazuar në gjithë atë që po ndodh në Francë, gazeta britanike Daily Express ka shkruar: “Macroni ka humbur tërësisht kontrollën. Ai nuk ka më asgjë në dorë”, shkruan .
