Skip to content

Aksident në Tiranë, plagosen dy punonjësit e policisë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të hënë në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është përplasur një automjet me një motomjet të policisë.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./