Skip to content

Korçë/ Drejtuesi humb kontrollin, automjeti përfundon në kanal

Një automjet ka përfunduar në kanal, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Ngjarja është regjistruar në fshatin Mborje, Korçë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka bërë një manovër të gabuar dhe si pasojë ka përfunduar në kanal së bashku me bashkëshorten e tij.

 

Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësorë në spitalin e Korçës. Mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti me nje te plagosur.