Skip to content

Ra nga lartësia teksa po eksploronte natyrën në Krrabë, policia i vjen në ndihmë turistit çek

Policia i ka ardhur në ndihmë një turisti çek pasi ra nga lartësia teksa po eploronte natyrën ditën e sotme në Krrabë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, ku 61 vjeçari nga Çekia ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar në një zonë me terren shumë të vështirë.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë. Në njoftimin e policisë, thuhet se për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.