Skip to content

Gjergji Hani prezanton platformën për të drejtuar PD, ngrihet për të marrë syzet në mes të konferencës: Mosha bën të sajën! Kam qenë mbështetës i Bashës…





Rivali i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Gjergji Hani ka prezantuar sot në një konferencë për gazetarët platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu.

Ai tha se ka qenë mbështetës i Lulzim Bashës, por shtoi se premisat e tij nuk janë të qarta dhe prandaj ka vendosur të futet vetë në garë.

“Erdhi në një moment kur e prisja. Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike të kishte premisa të qarta mbi çfarë ndan PD nga Sali Berisha, cila është filozofia politike e kësaj partie që në 32 vite nuk e ka pasur kurrë dhe cilat ishin mënyrë që ai do të përdorte për rindërtimin e Partisë Demokratike.

Në këto 32 vite PD nuk ka bërë kurrë pazare politike që do i toleroja. Isha i bindur që zoti Basha do të kthehej me këto premisa. Kur pashë që asnjë nga këto premisa nuk qëndronte. Flet për hapje të partisë por pa specifikuar në cilat forma. E ndjeva si një sfidë personale për demokratët”, deklaroi Hani.

Gjatë fjalës së tij, Hani u ngrit nga tryeza duke lënë gazetarët në pritje për të marrë syzet. “Do më falni se mosha të bën të sajën, kam harruar syzet andej po shkoj t’i marr”, u shpreh ai.

“”