Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ashtu siç ishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me lëshimin e 20 urdhër – arresteve, ndaj personave pjesë të një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Deri më tani janë ekzekutuar 14 urdhër – arreste, ndërsa sa i përket rolit të shqiptarëve në këtë grup tha se ata bënin transportuesin, shpërndarësin në vendet e BE, madje ndonjëherë edhe porositësin.

“Roli i shqiptarëve ka qenë qoftë i transportuesit dhe i shpërndarësit me pas në shtetet e BE.  Por edhe i porositësve, pasi këta persona nuk kanë pasur njerëz të tjerë me rol më kryesor” tha Mara.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko