Skip to content

“Jemi përballë kërcënimit nga Rama për rritjen e çmimit të energjisë”, eksperti Duleviç në Panorama TV: Askush nuk e di çfarë bëhet me TEC-et lundruese, në bodrin e ERE-s ngrenë dorën…





Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, është shprehur se qytetarët shqiptarë janë përballë një kërcënimi nga kryeministri Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Komentet Duleviç i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se rritja e çmimit të energjisë nuk ka të bëjë me bursat, pasi sipas tij, Shqipëria ka mbiprodhim të energjisë.

Ai shtoi se askush nuk e di se çfarë po bëhet aktualisht me TEC-et lundruese, të cilat sipas tij, nuk janë vendosur në gjendje pune ende.

Sipas Duleviç, 5 anëtarët e bordit të ERE-s që janë zgjedhur nga Kuvendi, ngrenë dorën njëkohësisht për miratimin e vendimeve të projektuara nga qeveria, ç’ka nënkupton se ata nuk janë të pavarur në marrjen e vendimeve.

“Çmimi i furrave të bukës është 7.6 lekë. Dhe nuk flitet që do të rritet çmimi për furrat e bukës, por për ato biznese që fshihen pas furrave të bukës. Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për furrat që prodhojnë bukë. Për këtë arsye për këto biznese që fshihen pas furrave të bukës do të vendosen 2 matësa energjie elektrike.

Ditën e sotme mua më kanë nisur shumë fakte që kanë licencë për furrë buke dhe ndërkohë janë 2-3 lokale që marrin energjinë elektrike për ekspresët e kafesë, etj. Ne jemi përballë një kërcënimi nga kryeministri Rama që do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Nuk kanë të bëjnë bursat me energjinë. Ne kemi mbiprodhim të energjisë elektrike. Ujësjellësat nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike.

Janë 6 bashki në vendin tonë që nuk e paguajnë rregullisht energjinë elektrike. Edhe Rama kërcënon qytetarët për rritjen e energjisë. Edhe këtë herë do e çojë deri në fund, rrjeti është i amortizuar.

Bordi i ERE ka 5 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi. Në të gjitha mbledhjet që unë kam parë të gjithë e ngrenë dorën, 5-0 për vendimet e miratuara. Kemi tecet ludndruese dhe askush nuk e di çfarë bëhet me to, nuk janë në përdorim. Kuptohet që është një kosto shumë e madhe. Kërcënohen qytetarët që janë më të rregulltit me faturat e energjisë elektrike”, është shprehur Duleviç.

“”