Skip to content

Kur do të hapet xhamia e Namazgjasë? Kreu i KMSH: Ka ende punë për të mbaruar! Muxhahedinët janë vendosur si miq në Shqipëri, siguria mbi të gjitha





Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSH), Bujar Spahiu, pas përfundimit të faljes së namazit të kurban Bajramit, foli edhe për situatën në kampin e MEK, ku u shpreh se do të lërë drejtësinë të flasë për këtë çështje, por shtoi se ata janë miq në Shqipëri dhe miku është mik e duhet të pritet si i till e duhet të qëndrojë si i tillë.

“Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato më së miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”, tha Spahiu.

Ndërsa për Xhaminë e Namazgjasë tha se do të hapet sapo të jetë gati, sepse sipas tij, ka ende disa punë pa mbaruar.

“”