Një aksident është shënuar në Bulgarec të Korçës. Një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Drejtuesi Sokrat Shkëmbi nga Biranji, rreth 60 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Gazetari Roland Beqiraj raporton se motori lëvizte nga Korça drejt Pogradecit kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ky është aksidenti i tretë i regjistruar sot në Korçë.
