Berati TV: Përshendetje Zj Genta, SMART Ballkans në Berat;

A mund të na shpjegoni se cili është fokusi i këtij projekti? A mund të mësojmë më shumë rreth tij duke qenë se zbatohet për herë të parë në qytetin tonë?

Zj Genta: Faleminderit për intervistën e mundësinë e shprehjes.

Projekti “Siguri energjitike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjitike” është financuar në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, që zbatohetnga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Këtë herë fokusi është vendosur tek çështja e varfërisë energjitike dhe sfidave që ka çdo familje në konsumimin e saj. Ai është fokusuar në Berat por do të ketë shtrirje e bashkëpunime edhe më organizata të tjera të shoqërisë civile në Bashki të tjera si Vlora, Elbasani, Shkodra, Tirana.

Projekti “SMART Ballkans”që synon të kontribuojë në forcimin e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor përmes fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile dhe rrjeteve të OSHC-ve për një rol më të fortë dhe më aktiv në krijimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë, ka përfshirë edhe organizatën “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” me tematikën e “Sigurisë Energjitike”.

Kjo organizatë, si pjesë e shoqërisë civile të Rajonit, aktive që prej vitin 2000 ka lobuar për një sërë çështjesh të rëndësishme të mjedisit, por jo vetëm, tashmë prej 20 Prillit 2023, ka nisur rrugëtimin e saj mbështetetur nga ky projekt rajonal e me rëndësi të madhe.

Berati TV: Cilat janë objektivat e projektit Smart Ballkans?

Zj Genta: Objektivat specifike të projektit SMART Balkans janë:

  • OSHC më të forta, më të qëndrueshme dhe më vibrante në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor;

  • Zhvillimi i partneriteteve të forta rajonale midis organizatave të shoqërisë civile nga vetë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe me homologët e tyre në BE;

  • Nxitja e ndryshimit që ka ndikim tek qytetarët përmes OSHC-ve që avancojnë sigurinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mire në rajonin e Ballkanit Perëndimor;

  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në nismat kryesore të zhvillimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Berati TV: Pse ky projekt në Berat e në Bashki të tjera si pjesë e SMART Ballkans?

ZJ Genta: Jemi krenarë por dhe mjaft të angazhuar për të përmbushur objektivat e projektit, që lobon për “Sigurinë Energjitike” si një faktor thelbësor për të siguruar shëndet e cilësi të mirë jetese për njerëzit.

Me anë të këtij projekti për : ”Sigurinë Energjitike”, ne presim të kontribuojmë në përfshirjen, influencën e shoqërisë civile, në mobilizimin e aktorëve lokalë dhe rajonalë për rritjen e influencës qytetare, sjelljen e ndryshimit pozitiv në dobi të menaxhimit aktiv të problematikave që lidhen me “varfërinë energjetike”. Organizata jonë është pjesë e Rrjetit të vigjilencës, i cili vigjilon problematika që shtrihen në disa qytete ku organizatat e shoqerisë civile janë aktive, e një ndër qytetet është edhe Berati ku ne punojmë prej disa vitesh.

Berati TV: A është i rëndësishëm ky grant për ju?

Zj Genta: Ky financim i Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, kontraktuar me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM Albania), është në kuadër të inisiativave lokale, por ka rëndësi të madhe për tematikën që lobon, përfshirjen e shoqërisë civile në këtë projekt, objektivat e qellimet që i kemi vënë vetes, aktiviteteve me qytetarët, më të rinjtë të cilët mund të komunikojnë me një zë më të fortë në lidhje me problematikat që lidhen me sigurinë energjitike në nivel vendor e qendror.

Berati TV; Ç’është Pasiguria energjetike për ju?

Zj Genta: Pasiguria energjitike është mungesa e energjisë së përballueshme.

Koncepti i pasigurisë energjetike është mungesa e energjisë së përballueshme nga ana financiare. Kjo lidhet ngushtë me pamundësinë ekonomike të një familje që nuk mund të aksesojë shërbimet energjetike në nivel të atillë për të përballuar nevojat e saj sociale.

Treguesit që përcaktojnë nëse ka varfëri energjetike janë: efiçenca e energjisë në ndërtesa, kostoja e energjisë dhe të ardhurat familjare.

Në vendet e Evropës, varfëria energjetike i referohet në mënyrë të përgjithshme situatës ku individët nuk janë në gjendje të sigurojnë energjinë e nevojshme në banesa për shkak të cmimit të papërballueshëm. Si pjesë e Komunitetit të Energjisë, Shqipëria ndan të njëjtin shqetësime me vendet e tjera të Evropës, ku varfëria energjetike është një problem në rritje që vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e miliona qytetarëve. Sipas studimit të fundvitit 2021 të Sekretaritatit të Komunitetit të Energjisë (KE), popullsia në pamundësi për të përballuar komoditetin e duhur të ngrohjes në Shqipëri arrin në 35.8% kundrejt 7.4% të mesatares së BE. 29 % e familjeve (nga 734 mijë familje në Shqipëri) marrin përfitim për energjinë, dhe kjo mbështetje llogaritet si ndër më të lartat ndër anëtarët e Komunitetit të energjisë.

Berat Tv: Cilat janë qëllimet e këtij projekti?

Genta Deçolli:

Synimi kryesor i Projektit : “Siguri energjetike nëpërmjet zbutjes së varfërisë energjetike në Bashkinë Berat” është rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin me efiçencë të energjisë, i cili do të sjellë uljen e kostos familjare, konsum më të ulët të energjisë, ulje të shpenzimeve familjare për pagesën e faturave energjetike, të ardhura më të sigurta mujore pra përmirësim i të ardhurave familjare si dhe përmireesim të gjendjes shëndetësore të komunitetit.

Kontributi nëpërmjet nismave të Bashkive për zbatimin e masave për efiçencën e energjise, pagesën e 50% të financimit të investimeve për mbështetjen e eficencës së energjisë në banesat publike është një model pozitiv dhe kontribues për përmirësimin e ekonomisë familjare.

Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë sjell reduktimin e konsumit të energjisë në sektroin rezidencial e për pasojë reduktim të faturës familjare;

Konkretisht:

Nga puna në terren e shoqatës “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” si pjesë e rrjetit të “Vigjilencës Mjedisore” rezulton se informacioni, njohuritë dhe kapacitetet e aktorëve të interesit dhe komuniteteve në nivel vendor janë të pakta dhe të pamjaftueshme për të luajtur një rol aktiv në lidhje me përballimin e “varfërisë energjetike”, që lidhet drejtpërsëdrejti me gjendjen social-ekonomike të komuniteteve vulnerabël.

Mungesa e njohurive, informacionit lidhet me nivelin e ulët të ndërgjegjësimit të komuniteteve vendore e për rrjedhojë përfshirjen e pakët të tyre në identifikimin e zgjidhjeve për çështjen e varfërisë energjetike. Organizata “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore”, me mbështetjen e rrjetit të Vigjilencës mjedisore ku ajo bën pjesë, do të ndërhyjë në: forcimin e rolit të publikut, pozicionin e shoqërisë civile në mobilizimin e aktorëve lokalë, dhe rajonalë për rritjen e influencës qytetare dhe sjelljen e ndryshimit pozitiv në dobi të menaxhimit aktiv të varfërisë energjetike në vend; rritjen e kapacitetit advokues, rolit dhe ndikimit të shoqërisë civile për një qasje gjithëpërfshirëse të aktorëve lokalë të interesit në praktika që trajtojnë problemet e “varfërisë energjetike”në nivel vendor, me fokus Bashkinë e Beratit dhe përfshirje të grupeve të interesit nga Bashkitë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan.

Berat TV: Ju kemi parë në takime në bashki, trajnime me të rinj e të reja. Çfarë aktivitetesh janë planifikuar në kuadër të këtij projekti?

Vendosëm që prezantimin e këtij projekti ta bënim në institucionin më të rëndësishëm vendor të qytetit, në Bashkinë e Beratit, ku bëmë bashkë aktorët lokalë. Përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme në nivel vendor, organizata lokale dhe qytetarë aktivë, të cilët ndanë me ne mendime dhe ide të vyera në lidhje me mënyrën sesi mund të kemi një shoqëri, ku “varfëria energjitike” të zbutet dhe energjia të aksesohet më shumë nga të gjithë. Ishte për tu vlerësuar takimi i parë, pasi kishte një frymë bashkëpunimi, shkëmbime idesh dhe ndarje eksperiencash, që për ne janë mjaft të vyera.

Po kështu, në datat 19 dhe 20 maj u zhvilluan dy trajnime ditore me të rinjtë e të rejat e shkollave të mesme, gjithsej 30 të rinj. Qëllimi kryesor ishte aktivizimi e angazhimi i tyre në ndërveprimin me qytetarët, për të qënë sa më aktiv për të lehtësuar sadopak problematikat për politika sa më të mira në zbutje të “Varfërisë Energjitike”. Përgjatë dy ditëve të trajnimit nxënësit diskutuan për çështje që lidheshin me informacione mbi efiçensën e inovacionin e energjisë, si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së shoqërisë civile në këtë problematikë. Po kështu ekipi i organizates zbatuese ”Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat ka realizuar deri tani takime edhe në disa bashki të tjera si Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë, në bashkëpunim me ekspertët, pjesë e organizatave civile në këto qytete. Ndërkohë që janë përmbyllur edhe trajnimet në disa qytete (Berat, Elbasan, Vlorë Shkodër) për të rritur kapacitetet e tyre, tërhequr vëmendjen e institucioneve lokale, rritjen e përfshirjen e tyre për Sigurinë Energjitike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re