Skip to content

“Vetëm të majtët e shkelin ligjin?”- Pandeli Majko në Kuvend: Ndihem keq kur shoh përfaqësues të PS në burg. Maxhoranca e ka provuar ‘shkopin’ e drejtësisë së re






Deputeti socialist Pandeli Majko foli për reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe çështjet e bujshme ku janë përfshirë edhe politikanët.

Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se maxhoranca e ka provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re. Ndërsa shtoi se nuk i vjen mirë kur shikon përfaqësues të së majtës në burg.

“Maxhoranca e ka provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re. Nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim negative.

Mos prisni që të them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është se ndihem keq por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin”, deklaroi ai.

“”