Skip to content

Emri/ Kunati plagos me thikë 37-vjeçarin në Vlorë, të dhënat e para

Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë në këmbë kunatin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.  Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të ish stacionit të trenit në Vlorë.

 

Mësohet se 37-vjeçari është paraqitur në poliklinikët e Vlorës. Ai është identifikuar si Rigert Dine, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka shoqëruar  autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.