Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, është shprehur se qeveria shqiptare duhet të punonte më shumë përsa i përket të drejtës së pronës.
Komentet ai i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se gjithçka fillohet nga toka, pasi sipas tij ajo është baza.
Kjo sipas tij do të sillte edhe më shumë investime të huaja në Shqipëri.
“Hapi që është bërë tani me Kadastrën është diçka positive. Nëse kemi kadastrën online, do të nxisë investime edhe nga SHBA. Unë jam duke punuar jo vetëm me shqiptarët e Amerikës, por edhe me fondin e investimeve. Besoj që meqënëse erdhi Clinton në Tiranë për 4 korrikun, është diçka që do të kthejnë vëmendjen e amerikanëve te Shqipëria dhe besoj se do të ketë më shumë investime.
Unë nuk pres për ndonjë bankë të mirë në Shqipëri, ose ndonjë hotel. Legalizimi i kanabisit mund të jetë interesant. Në përgjithëse bota është duke parë pasuritë e patundshme dhe investimet në Turizëm. E drejta e pronës është baza. Nuk ka rëndësi nëse dikush është pronari i tokës, gjithmonë fillon me tokën. Ne kemi kërkesë për IT në Amerikë. Nëse duhej një investim, pas Kadastrës, duhej investim për IT në Shqipëri”, u shpreh Crawford.
