Skip to content

Kroacia nderon ish-presidentin Tuxhman: bust në 19-vjetorin e vdekjes

Kroatët i ngritën një monument ish-presidentit të parë pas pavarësisë, Franjo Tuxhman, me rol udhëheqës dhe në luftrat e para me serbët e boshnjakët.

Në ceremoni ishte i gjithë lidershipi i shtetit kroat: presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, kryeministri Andrej Plenkoviç dhe kryetarja e Parlamentit Gordan Jandrokoviç.

Ata vlerësuan rolin e Franjo Tuxhmanit si një lider që udhëhoqi vendin në një moment të vështirë historik, duke iu dhënë pavarësinë dhe njohur ndërkombëtërisht.

Tuxhman ishte bashkëkohës me Millosheviçin e  Alija Izetbegoviçin, ku që të tre u përplasën me njëri-tjetrin në një konflikt të përgjakshëm, e po të tre nënshkruan Paqen e Dejtonit që i dha fund luftës së tmerrshme në Bosnje.

Të tre kanë ndërruar jetë vite më parë: Tuxhman e Izetbegoviç nga arsye natyrore ne rrethana normale jetësore, e Millosheviçi po nga arsye natyrore por në kushte burgu. Në Hagë.