Skip to content

Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, Gjykata dënon me 10 vjet burg Fredi Rrushin

TIRANË- Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin për vrasjen e biznesmenit Rrushdi Hoxha.

Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe kështu do të vuajë 10 vite heqje lirie. Më herët prokuroria kerkoi denimin e tij me 18 vite burg.

Fredi Rushin, u arrestua për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha në nëntor të viti 2o21.

Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur  pasi ishte qëlluar me një plumb në kokë, më 6 nëntor të vitit 2021, në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Sipas hetuesve, autori i mori telefonin Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes./