Skip to content

Ndërtuan pa leje në Ksamil, policia procedon penalisht 11 persona

IKMT ne Ksamil bregdeti yne 750x375 1

11 persona në Sarandë janë vënë në hetim, pasi kanë ndërtuar pa leje në zonën e Ksamilit.

 

Ata janë kapur duke bërë punime të ndryshme në bregdet, pa lejen e institucioneve përkatëse. Disa prej ndërtimeve pa leje ishin bërë madje edhe në tokë publike.

 

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim identifikimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit.