Prej afro 10 ditësh gjysma e Bashkisë Vorë është pa furnizim me ujë, bëjnë me dije burime për Vizion Plus.
Banorët e fshatrave përreth Vorës thonë se janë detyruar të blejnë ujë për të mbushur çisternat në mënyrë që ta përdorin për nevoja higjeno-sanitare.
Po ashtu, sipas të njëjtave burimeve mësohet se, pa ujë ka mbetur edhe më shumë se gjysma e qytetit të Vorës.
Sipas banorëve kjo nuk është hera e parë që janë pa furnizim me ujë, por është hera e parë që rrijnë kaq gjatë.