Tre turistë të huaj nga Bjellorusia dhe Ukraina kanë humbur rrugën pasditen e sotme teksa kanë qenë duke eksploruar Karaburunin.
Panorama TV mëson se ata kanë dhënë sinjalin sos duke bërë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nisen drejt vendit të ngjarjes për të mundur gjetjen e tyre.
Ata janë gjetur pas disa orësh kërkime nga ana e policisë dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
