Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka quajtur “një turp” projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë që të largohen nga vendi pas përfundimit të Universitetit.
Ai tha se studentëve nuk mund t’i mbahet diploma si kusht për të përfunduar detyrimin e punësimit 5-vjeçar.
“Po si do ti mbani diplomat, është profesioni rregulluar, vetë e keni votuar. Që të punojë duhet të marrë një licensë, që të marrë licensën duhet të paraqesë diplomën. Që të prekë një trup njeriu, të japë një këshillë, të bëjë një ekzaminim duhet të ketë licensë. Si i thoni hajdeni vërdallë nja 5 vite pastaj do ua japim diplomën, është një turp. Shqipërua e 2023 ka një qeverisje që sa i takon nivelit të injorancës, vulgaritetit dhe prapambetjes nuk ka shok në glob, as në Afrikë nuk gjeni një idiotësi të tillë”, tha Petrit Vasili.
