Skip to content

Kurti vuri kusht për takimin ‘kokë më kokë’, ministria e Jashtme e Kosovës pranon 13 marrëveshjet e Ramës për dy qeveritë. Ja çfarë pritet






Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar  13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot.

“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, 13 marrëveshjet që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti të mërkurën deklaroi se homologun e tij nga Shqipëria do ta takoi vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, në të kundërtën jo. Madje Kurti përmendi edhe nënshkrimin e këtyre 13 marrëveshjeve si “kusht” për takim. Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim sa i përket takimit me Ramën./ Telegraf

“”