Skip to content

Studentët e Mjekësisë në protestë kundër projektligjit të qeverisë, Policia nuk i lejon të futen ne perimetrin e Kuvendit






Studentët e Mjekësisë kanë marshuar nga Universiteti në drejtim të Parlamentit në këmbë paraditen e së enjtes, pasi kundërshtojnë projektligjin e qeverisë që i mban peng diplomën për 5 vite, derisa të përfundojnë punësimin e detyruar në spitalet shqiptare.

Ata kanë dalë kundër projektligjit të qeverisë që i ndalon të largohen nga vendi dhe i detyron të punësohen për 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Por teksa janë afruar tek Parlamenti, policia i ka bllokuar duke mos i lejuar të futen në perimetrin e Kuvendit.

“”