Skip to content

“S’kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”- Rama “thumbon” Kurtin para gazetarëve pas takimit me Konjufcën (VIDEO)






Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas refuzimit që ky i fundit i bëri takimit me të.

Rama, pas përfundimit të takimit me Konjufcën, është pyetur nga gazetarët nëse kishte diçka për të thënë dhe përgjigja e tij ishte se nuk bënte dot konferencë shtypi pasi nuk kishte homologun pranë.

“Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”, ishte përgjigja e tij.

Kujtojmë se Rama zhvilloi vizita në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski atje dhe në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Kryeminsitri Albin Kurti nuk ka pranuar ta takojë Raman dhe nuk dihet nëse dy kryeministrat do të takohen.

Ky refuzim erdhi pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive pak javë më parë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“”