Skip to content

Pas dështimit të takimit me Albin Kurtin, Rama publikon foton nga Kosova, tregon lëvizjen e radhës

Pas dështimit të takimit me Albin Kurti, kryeministri Edi Rama është larguar nga Prishtina.

Kreu i qeverisë shqiptare publikoi foton nga Kosova dhe tregoi lëvizjen e radhës.

Rama shkroi se destinacioni është Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon, në kuadër turit ballkanik.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon🤗“, shkroi Rama.

Me turin e ndërmarrë në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë bëri ndalesën e radhës në Prishtinë ku kishte planifikuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Por ky i fundit i vendosi kusht, duke thënë se nuk do të bënte takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama nëse nuk mbahej mbledhja e dy qeverive e anuluar në 14 Qershor në Gjakovë.