TIRANE
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash tek Tregu Ushqimor në Tiranë.
Për momentin nuk raportohet për persona të plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet dhe autorët e ngjarjes.
Forca policie po shkojnë drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi nga policia:
Afër Tregut Ushqimor është qëlluar me armë zjarri. Nuk ka persona të lënduar.
Policia në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(d.d/BalkanWeb)
