Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për më shumë mbështetje, duke theksuar se “nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të vijë ndonjë agresor për ta bërë këtë”.
“Ne e mirëkuptojmë plotësisht mbështetjen që Bashkimi Evropian i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për të bërë krahasim. Por është e domosdoshme që në raport me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të depërtohet një qasje e re”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë konference me Kryetaren e Këshillit të Ministrave së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.
Ndërsa shtoi:“BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.”
Rama u shpreh se në mes të korrikut, do të organizojë një takim informal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Eurpian për të diskutuar mbi këto çështje.
Edi Rama: Nga ana tjetër erdha këtu për ta informuar kryeministren për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë në tetor dhe se si duam të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët të të 6-shtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për ta shfrytëzuar Samitin e Tiranës, ku të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për këto 6 vende.
Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen mirë që në nivelin e Komisionit Europian ka një ndjeshmëri dhe ka një proces i cili është lajmëruar nga presidentja Von Der Leyen, për një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ne e mirëkuptojmë plotësisht mbështetjen që Bashkimi Evropian i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për të bërë krahasim. Por është e domosdoshme që në raport me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të depërtohet një qasje e re.
Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të vijë ndonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje.
BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.
Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut, unë do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Eurpian për të diskutuar mbi këtë plan të ri dhe për të ndërtuar së bashku një qëndrim lidhur me Procesin e Berlinit duke synuar forcimin e bashkëpunimit me kancelarinë në Berlin për ta transformuar procesin e Berlinit në një makineri shumë më produktive.
