Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Serbia të mos nënvlerësohet rreziku ku gjendemi duke iu referuar tensioneve në Veri të Kosovës.
Rama u shpreh e vetmja rrugë për daljen nga kjo situatë është dialogu dhe marrëveshja, gjë e cila sipas tij konfirmohet edhe në nivelin franko-gjerman.
“E vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmohet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë.
Por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë, do ta bënte të pamundur kthimin e situatës në mënyrën e vjetër, edhe pse sot është mund të kontrollohet. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët”, tha Rama.
