Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi dhe një takim të mundshëm me kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët me Ramën në Beograd ai u shpreh se as ta që janë më afër Kurtit nuk e dinë se kur do e takojnë atë, duke iu referuar kryeministrit të Shqipërisë.
“Por duhet te dini se si është situata, se si janë reagimet në veri. Nuk kam problem të takohem me Albin Kurtin, unë kam folur me të gjithë që nga Thaçi dhe kam kërkuar që të gjej zgjidhje.
Më pyesni se kur do të shoh Albin Kurtin por unë nuk e di as ata që janë më afër tij se kur do ta shohin. Unë nuk jam aq optimist se sa Edi. Sepse ky di të flasë më mirë se unë me Brukselin. Mos na pyesni mua dhe Edin për Kosovën dhe Metohinë në sytë e njërit -tjetrit”, deklaroi ai.
