Skip to content

Në kërkim të parcelave me kanabis, asgjësohen 883 rrënjë bime narkotike në Krujë

Në kuadër të operacionit anti-kanabis të zhvilluar në Krujë në disa fshatra është bërë i mundur asgjësimi i 883 rrënjëve të bimëve narkotike.

Në kuadër të fazës së 25 të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”m, është bërë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i bimëve në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 967 bimë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.