Skip to content

ABC News vëzhgim në Durrës, mungojnë vrojtuesit. Pushuesit: Nuk ndihemi të sigurtë

Në Durrës mungojnë vrojtuesit e plazheve, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në kulmin e sezonit turistik.

Sipas udhëzimit, sipermarresit qe operojne ne plazhe duhet të ndërtojnë kullë vrojtimi me te gjitha pajisjet e nevojshme, qe të mbajë në monitorim territorin.

ABC News bëri një vëzhgim, nga “Ura e Dajlanit” deri në afërsi të “Perroit të Agait”, ku u konstatua se kullat e vrojtimit ekzistojne vetem si karabina, por pa vëzhgues.

Në disa raste vëzhguesin e kryejne personat që merren me menaxhimin e shezlongeve. Kjo vetëm për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli sporadik që kryen Agjencia e Bregdetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese.

Pavaresisht se bregdeti i Durrësit nuk paraqet rrezikshmeri të lartë, prania e vezhguesve janë të domosdoshëm. Pushuesit thonë se do ishin me te sigurte po te kishte roje plazhi

“Normal qe kemi frikë, se nuk është e sigurt. Nuk kemi parë roje.”
“Rojet janë të rëndësishëm, por nuk iu kanë dhënë rëndësi. Është e rrezikshme, mbytet njeriu…”
“Polici kam parë, roje në kulla nuk kam parë askund.”

Sezoni turistik është ne pikun e tij, ndërsa plazhet jane të mbushura me pushues, ku pjesa me e madhe e tyre jane shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe shumë të huaj, kryesisht nga vendet skandinave dhe ato të lindjes.