Skip to content

Video-Përmbytjet në Spanjë/ Gruaja hipën sipër makinës për të shpëtuar, shumë persona janë të bllokuar

Ndonëse shumë shtete të botës po përballen me temperature shumë të larta, rajoni verilindor i Spanjës u godit nga reshjet më të mëdha të dekadës së fundit.

 

Përmbytjet kanë bllokuar shumë persona në shtëpi apo makina. Videoja e publikuar nga The Independent, e një gruaje që ka hipur mbi makinë për t’i shpëtuar përmbytjeve është bërë virale kudo.

 

Gruaja u shpëtua më vonë nga zjarrfikësit.

 

Policia dhe zjarrfikësit punuan gjatë natës për të shpëtuar banorët dhe shoferët e bllokuar në makina. Në Zaragoza rrugët u shndërruan në lumenj dhe ujërat e vrullshëm shkatërruan gjithçka që u doli përpara.