Skip to content

Tre të rinj dhunojnë policin në Tiranë, njëri ishte në arrest shtëpie

Tre persona kanë dhunuar një punonjës policie në Tiranë.

 

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ndërsa mësohet se një nga dhunuesit rezultonte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Policia ka mundur të arrestojë dy prej të përfshirëve dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.