Skip to content

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër pasdite (DOKUMENTI)






Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt si deputet, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Në mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënie autorizimi për arrestimin e Ahmetajt dhe ushtrimin e kontrollit në banesën e tij.

Sipas kërkesës së SPAK, mbledhja e ditës së nesërme do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të respektuar kuadrin ligjor mbi ruajtjen e sekretit hetimor.

Sekretari i Përgjithshëm pritet të njoftojë Ahmetajn në lidhje me zhvillimin e mbledhjes.

Nga ana tjetër, opozita kërkoi që këshilli i mandateve të mblidhej gjatë ditës së sotme për të mos humbur kohë për ekzekutimin e urdhrit të SPAK, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh.

d5645745-6688-4fd1-8d1a-b7688b57c71f (1)

“”