Skip to content

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi i drejtohet SPAK: Vila në Palasë, a ka lidhje me Unazën e Madhe? A ka fuqi Ahmetaj të bëjë këto pa pushtetin e Edi Ramës?






Vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend, ku po diskutohet rreth mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, lidhur me abuzimet në aferën e inceneratorëve.

Gjatë mbledhjes opozita dhe maxhoranca janë përplasur nëse mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura apo me dyer ta hapura.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka drejtuar disa pyetje SPAK, lidhur me çështjen në fjalë.

Bardhi ngre pikëpyetje nëse Ahmetaj mund t’i bënte i vetëm gjithë veprimet për të cilat akuzohet dhe dyshon se ato janë bërë me pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Vila në Palasë, a ka lidhje me Unazën e Madhe? A është bërë veçim i çështjeve? A ka fuqi Ahmetaj të bëjë këto pa pushtetin e Edi Ramës?”, është shprehur Bardhi.

“”