Skip to content

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Keshillit të Mandateve

Është shtyrë për të mërkurën mbledhja e Këshillit të Mandateve sa i përket kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mbledhja do të nisë në orën 16:00. Më herët, gjatë mbledhjes avokatët mbrojtës të Ahmetajt deklaruan se ai nuk ndodhet për momentin në Shqipëri.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin/ Avokatët: Ahmetaj nuk ndodhet për momentin në Shqipëri

“Ai nuk ndodhet për momentin në Shqipëri”, thanë avokatët. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve ishin të pranishëm kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai dhe avokatët të Ahmetajt. Mbledhja u mbat me dyer të mbyllyra me kërkesë të SPAK për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e posaçme depozitoi të premten kërkesën në Kuvend për të marrë miratimin për arrestimin e Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit të cilin po e heton për tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.