Skip to content

“Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e situatës”- Meta: Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës, ndërsa Kosova t’i përmbahet zotimeve






Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura.

Meta u shpreh se dialogu mes dy vendeve është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe Kosova t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

“E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Është shumë e rëndësishme  që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

“”