Skip to content

Rama takim me Macron në samitin e NATO-s, publikon foton: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë






Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron në Vilnius ku po zhvillohet Samiti i NATO-s.

I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kreu i qeverisë publikoi foton nga takimi me presidentin francez dhe u shpreh se Macron po përgatitet për të ardhur në Tiranë

“Vilnius, Lituani –  Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë🇦🇱🤝🇫🇷 Samiti i NATO-s|”, shkroi Rama.

“”