Skip to content

Plazh i pastër dhe me roje në Tale, pushuesit: Është e pastër dhe kushton lirë

Pastërtia e detit dhe rërës janë të parat arsye që pushuesit zgjedhin Talen.

Vizitorët janë kryesisht shqiptarë.

Bregdetin e Lezhës e veçanërisht Talen e preferojnë për hapësirat e bollshme publike.

Aty gjejnë qetësi dhe privatësi.

Thonë se çmimet janë të lira, të kënaqur shprehen edhe për cilësinë e shërbimit në hotele e restorante.

Turistët që po pushojnë në Tale thonë se ndihen të sigurt pasi përgjatë plazhit ka roje bregdetare./