Skip to content

Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, plagoset me thikë 15-vjeçari

Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në Gjirokastër. Policia njofton se ngjarja është shënuar rreth orës 20:40 në lagjen “18-Shtatori” në vendin e quajtur “Katrori”,

Adoleshenti po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.