Skip to content

I doli emri në dosjen e Ahmetajt/ “Një udhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado që…”, Fadil Nasufi: I gatshëm të shkoj në SPAK

fadil nasufi spak

Teksa emri i ish-kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi u përmend në dosjen e SPAK, vjen një reagim nga deputeti socialist.

Në një dalje për mediat, Nasufi ka mohuar lidhjet me Ahmetajt dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

“Jam i gatshëm të shkoj në SPAK. Nuk kam lidhje me inceneratorët apo për procedurat për të cilat diskutohet Ahmetaj. Nuk kam kërkuar favore për tenderat. Ç’lidhje kam unë më këtë gjë?! Një urdhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig që të jetë”, tha në fjalën e tij ish-kryebashkiaku Fadil Nasufi.