Skip to content

A është i lidhur Basha me inceneratorët? Berisha: Kishte një periudhë që nga kjo seli nuk lejohej denoncimi i djegësave. Gazment Bardhin e duartrokita me zemër…






Ish kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për gazetarët qëndrimin e selisë blu për aferën e inceneratorëve.

Pyetur për lidhjet e mundshme të Bashës me këtë aferë, Berisha theksoi se nuk ka prova për këtë gjë por shtoi se ka pasur periudha të caktuara kur nga selia e PD nuk është lejuar denoncimi i saj.

“Më vonë ka deputetë të partisë që kanë denoncuar. Në një periudhë kohore jo të shkurtër PD ka hezituar t’i japë ekspertëve të vet hapësirën për të denoncuar. Është folur që këta kanë lidhje mes Bashës dhe Mërtirit dhe Zotos por unë nuk kam të dhëna. Ajo që di 100% është që për periudha të caktuara nuk pranohej të denoncoheshin djegësit nga kjo seli”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se e ka duartrokitur me zemër Gazment Bardhin sot në Kuvend pasi u tha shqiptarëve se pas aferës së inceneratorëve qëndron Edi Rama.

“Gazment Bardhi u tha shqiptarëve që sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsesh një shoqëri që të besosh që sipërmarrja është e Klodian Zotos. Gazment Bardhi i meritonte duartrokitjet. I kam bërë me gjithë zemër”, deklaroi Berisha.

“”