Skip to content

Mesazh nga burgu? Arben Ahmetaj: Mora një deklaratë mirëseardhje. Do mundohem ta nxjerr të vërtetën ditë pas dite…






Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar mesazhet që ka marrë përgjatë këtyre ditëve, mes të cilëve thekson se ka pasur edhe kërcënime të cilat i ka sot të ruajtura në celularin e tij.

Ahmetaj nënkupton se ka marrë edhe një mesazh nga burgu teksa citon se mes atyre që kanë mbërritur në adresë të tij ka qenë edhe një mesazh mirëseardhje. Ai shton se nëse do ta meritojë do të ndodhë, por jo para se të dalë e vërteta.

LEXOJE TE PLOTE MESAZHIN E AHMETAJT

“Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite”, shkruan Ahmetaj.

Ai në fund paraaljmëron se do mundohet ta nxjerrë të vërtetën ditë pas dite, ndërsa ka një mesazh edhe për kolegët e maxhorancës që thonë që përgjegjësia është personale.

“Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjerr. To be continued…”, deklaroi ai.

“”