Skip to content

A ka ndryshim mes rastit të Ahmetajt dhe Tahirit? Rama: Disa vite më parë ishim të bindur që kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar. Erdhi në Kuvend si lexuese gazetash






Gjatë deklaratës në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim me atë të disa viteve më parë, duke iu referuar rastit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama u shpreh se disa vite më parë ishte i bindur se kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar duke shtuar se erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim. Ndërsa në rastin e Ahmetajt, theksoi ai, SPAK i ka vënë përpara një dosje voluminoze.

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim.

Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune ë hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, tha Rama.

“”