Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Pas buqetës me grurë, deputeti i PD-së ironizon sërish! Shkon me qesen e plehrave në Kuvend






Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, prej javësh zgjedh të dhurojë shfaqje me praninë e tij në Parlament.

Pasi javën e kaluar çoi një buqetë me grurë në Parlament, këtë herë ai ka ironizuar aferën e inceneratorëve teksa ka shkuar në Kuvend me një qese me plehra me vete. Korreshi u shfaq në oborrin e Parlamentit teksa mbante në duar një qese të zezë mbeturinash.

saimir korreshi2

“Sot, po ju përcjell një mesazh nga banorët e Lushnjës që dje kanë dalë në protestë për plehrat, që i kanë mu në mes të fshatit. Plehrat dhe koret e shalqirit kundërmojnë në rrugët e Lushnjës. Para se të na vijë hashash në Myzeqesë, ne kërkojmë që të pastrohen ato se vijnë erë, na mbytën. Ata thonë taksë gjelbërimi dhe vetëm jonxhën kanë aty”, u shpreh Korreshi.

saimir korreshi

Me gjasa, në aq seanca parlamentare sa kanë mbetur nga ky sesion, deputeti i Lushnjës do të gjejë të tjera simbolika për të çuar në seancën plenare.

saimir korreshi1

“”