Kete muaj zyrtarizohen 12 ambasadoret e rinj qe do te perfaqesojne Shqiperine ne rajon dhe ne disa shtete te tjera.

 

Lista e ambasadoreve ka mberritur ne kuvend dhe pritet te kalojne filtrin e Komisionit te Jashtem deri ne daten 19 korrik.

 

Bie ne sy se qeveria ka vendosur te ndryshoje ambasadoret ne Kosove e Serbi.  Ne Kosove kryeministri Edi Rama ka perzgjedhur ish-kandidatin per deputet te PS, Petrit Malaj, ndersa ne Serbi do te jete ambasador Bardhyl Canaj, ish ambasadori yne ne Izrael.

 

Oljan Kanushi i cili vjet u emerua si nendrejtor i Sherbimit Informative Shteteror do te jete ambasador ne Slloveni.

 

Mes emrave te ambasadoreve jane diplomate karriere si, Qirjako Qirko i cli do te jete ambasador ne Hungari, Artur Kuko ne Mbreterine e Vendeve te Uleta dhe Sokol Dedja ne Danimarke.

 

Pak dite me pare presidenti i Republikes, Bajram Begaj dekretoi 11 ambasadore te rinj ne disa vende te Europes dhe SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko